Prokurorët e Krimeve të Rënda që kanë kërkuar arrestimin e ish-ministrit Tahiri, kanë patur si argument edhe faktin se në bisedat e përgjuara nga prokuroria e Katanias, përmendet një njeri me emrin Saimir, që do të bënte transportin e kanabisit.
Por, më pas doli se ai ishte një kamionist që kishte një kompani kamionësh dhe që nuk kishte asnjë lidhje me Tahirin.
Portali Lexo.al duke u nisur nga logjika e prokurorëve, bëri një kërkim të thjeshtë në INSTAT, ku bazuar në censusin e fundit, qytetarë me emrin Saimir rezultojnë 2622 të tillë.
Pra, Shqipëria ka 2622 Saimir-ë. Prokuroria duhet vetëm të shohë se cili nga 2621 Saimirët ka ndonjë precedent, që tja hedhë mbi supe Tahirit. Lë të fillojë puna./Lexo.al