Deputetja e PD, Dhurata Çupi njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit deklaroi në studion e Report Tv se Gramoz Ruci shkeli rregulloren me vendimin për të shtyrë mbledhjen për nesër në orën 10:00 për Tahirin.
Ajo e cilësoi si arrogante sjelljen e Ruçit, pasi “duhet të ishte hedhur në votim”, ndërsa nuk pranoi që të zbulonte asnjë detaj nga mbledhja me dyer të mbyllura, pasi është sekret hetimor.
Intervista në Report Tv
Seanca u shty për nesër, cili është qëndrimi i opozitës
Të gjithë deputetët e opozitës insistuan që të mos e kthejmë në një seancë hetimore. Vetë Tahiri, i dyshuari për trafik ka bërë pyetje pa fund ndaj prokurorisë. Ky është një presion politik. Pyetjet ishin hapur politike. Edhe pse të gjithë deputetët i kujtuam Rucit rregulloren, përsëri nuk e ndërpremë, duke e quajtur një të drejtë të Tahirit për të respektuar të gjitha palët.
Basha deklaroi se në 24 orët që u blenë do të prishen provat që implikojnë Tahirin dhe qeverinë…
Ne kërkuam që dje mbledhjen e këshillit dhe ju e dini që Ruci e shtyri për sot dhe është sensitive dhe qytetarët janë të shqetësuar. Është e paprecedentë, që në hetim është ish-ministri i Brendshëm.
Mund të fshihen provat deri nesër?
Nuk e mendoj unë, por të gjithë qytetarët, edhe prokuroria e ngriti si shqetësim.
A mendoni se gjithçka që u soll vërtetojnë dyshimet?
Opozita ka qenë e bindur në vite, kemi bërë disa deklarata. Edhe qytetarët janë të bindur dhe nuk janë të surprizuar. Unë nuk do të preferoja dhe guxoja qoftë edhe një fjala nga pjesa me dyer të mbyllura. Ajo nuk është sekret shtetëror, por hetimor për një fazë të prokurorisë. Në një fazë të dosjes do i bëhet e ditur Tahirit dhe avokatit. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura nuk bëj asnjë koment.
Por me zotin Basha zgjati 6 seanca….
Basha e ka kërkuar vetë heqjen e imunitetit. Këshilli është 5 me 5, pasi vendimmarrja është sensitive, ka të ndërmjetme si kërkesa e avokatit, por ju e patë arrogancën, duhej vendimmarrje. Nuk e parashikon rregullorja shtyrjen, por vota vendos, por nuk kishte votë. Mbyllja ishte arrogante dhe abuzive.
A mendoni se ka dosje të tjera?
Nuk do të uroja që të kishte dosje të tjera. Është shumë e rëndë. Nuk do të doja kurrë, por nëse ka prova secili të marrë atë që meriton.