1827 – Në betejën detare pranë Navarrit, gjatë Luftës Çlirimtare Greke, anijet ruse, britanike dhe franceze shkatërruan flotën turke dhe egjiptiane.
1854 – Lindi poeti francez Artur Rembo (Arthur Rimbaud), i cili shkroi veprat e tij më të mira në mes të viteve 17 dhe 20 të shekullit të shkuar. I lavdëruar mbi masën por dhe i kontestuar ashpër, poezia e tij ndikoi në të gjitha drejtimet poetike të shekullit të 20-të, sidomos letërsinë e simbolistëve dhe surrealistëve. (“Anija e dehur”, “Ndriçimi”, “Qëndrimi në ferr”).
1891 – Lindi fizikani anglez James Chadëick, Çmimin Nobel në Fizikë 1935. Në vitin 1932 zbuloi neutronin, dhe nga vitet 1943 deri më 1945, si instruktor kryesor britanik, ai punoi për “Projektin Manhattan”, duke zhvilluar bombën atomike në Los Alamos, SHBA. (b.an)