Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi sot se dëshironte të bënte gjithçka për një marrëveshje me bllokun tregtar Mercosur para fundit të vitit 2017, në një kohë që presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të moderojë ritmin e tregtisë së lirë të Brukselit.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të përfunduar negociatat me Mercosur para fundit të vitit. Është e rëndësishme edhe pse nënvlerësohet rëndësia e Mercosur nga Bashkimi Evropian”, theksoi Juncker në një konferencë shtypi në përfundim të një samiti evropian në Bruksel./b.d