Pavarësisht situatës kritike brenda mazhorancës, Edi Rama e ka nisur ditën e premte duke postuar një video për një ekspozitë. Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të komentuesve, që kanë kërkuar nga Rama t’i dalë zot Saimir Tahirit. Mes komentuesve ka shkruajtur edhe aktorja e njohur Eni Jani.
“Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot.
Njerëzit janë gati të dalin në protest se nuk po i dilni zot Saimirit, ti thua ekspozitë…
Më diket sikur po talleni me besimin që ju është dhënë.
Ky është moment shumë i rëndësishëm dhe për ju personalisht, nëse nuk i qendron në krah Saimirit ju do të zhgënjeni shumë njerëz që besuan në ju.
Në mos mendoni për Saimirin, mendoni për figurën tuaj të paktën…
Dëshpërim, zhgënjim…”, shkruan e revoltuar ajo.