Policia e Dibrës ka zbardhur dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ne 8 shtator ku dy persona vodhën një automjet në lagjen “Kamen”, Peshkopi.
Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga dy persona Edison Çuku, 23 vjeç, banues në Peshkopi dhe Julian Dajlani, 26 vjeç, banues në Tiranë
“Ndalimi i tyre u bë pasi në orët e para të mëngjesit të datës 08.09.2017, shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R.M.
Nga hetimet e kryera nga shërbimet e policisë është zbuluar dhe dokumentuar se këta persona pasi e kanë vjedhur automjetin e kanë dërguar në Tiranë në banesën e shtetasit Julian Dajlani dhe më pas ky i fundit e ka dërguar në Këlcyrë- Përmet në banesën tjetër të tij, ku dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 , i Kodit Penal
a.ç