Pas rreth 150 minutash që deputetët pyetën Prokurorinë e Krimeve të Rënda, radha për të bërë pyetje i erdhi Saimir Tahirit.
Ai i kërkoi prokurorëve të shpreheshin nëse kishin dijeni për faktin që në vitin 2015 ai ka ardhur në Prokurori dhe ka kërkuar të hetohet për makinën që i shiti Habilajve.
PYETJET
Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar material për Habilajt, jam i saktë?
Prokurori: 2013 e pas nuk ka material.
Tahiri: Nga koha kur jam unë ministër.
Prokurori: Jo
Tahiri: A jeni në dijeni se në 13 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafik droge. Jam këtu vetëm për të vërtetën, dita për politikë do të vijë, a jeni dijeni që jam paraqitur te zyra e Llallës dhe kërkova hetim për përfshirjen e makinës sime në trafik dhe Krimet e Rënda regjistroi procedim për këtë cështje që u mbyll në 29.12,2015. Pra e dini që është hetuar? Kur thoni, që s’ka referim unë them kam ardhur unë të hetoni, e dini këtë?
Tahiri: Kam ardhur unë, pas deklaratave publike të shtatorit 2015, kam kërkuar hetim te ju dhe ju regjistruar procedim dhe mbyllët hetimin dhe dhatë edhe një vendim.
Prokurori: Po flasim për referime për një aktivitet kriminal të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, unë thashë dhe e përsëris prapë në dijeni time nga regjistrat nuk ka material nga policia e shtetit, nga drejtoritë e policisë për personat konkrete.
Tahiri; skandalet politike mi lini mua jam më i zoti, Krimet e rënda ka hetuar me procedimin e shtatit për makinën tim edhe përfshirjen e makinës nga Habilajt, keni dijeni apo jo
Prokurori: Ne në një numër procedimesh që thua ti
Tahiri: Jam ju, nuk jam ti e para e punës
Prokurori: Tani kemi shumë kohë këtu dhe na shpëton diçka
Alibeaj: Ajo cfarë po bën zotëria janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën ta bëjë këtë gjë.
Prokuroria: Prokuroria ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar në atë formë, ka hetuar tani dhe ka konkluduar në këtë formë.
Deputeti Eduard Halimi: Nuk mund t’i bëjë pyetje ai prokurorisë se nuk ka sens.
a.ç