Së paku tre herë është përmendur emri i Ilir Metës mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Brendshëm ndërsa ky i fundit e rikthesoi se zgjodhi të mos bëhej mik me të.
“30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permeda nga dy kriminelë, unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku ai që numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindshat, është Presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria”, tha Tahiri.
Deputeti i PS u shpreh se politika sot bëhet me aleanca në korridore. Më herët ai komentoi se ka pasur plot raste kur politikanët kanë paguar kriminelë që të përmendin emrin e kundërshtarit politik me qëllim që emri t’u mbetet në rekorde.
“Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta. Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë” – tha ish-ministri i Brendshëm. /b.d