Politikanët që fotografohen në fushata elektorale më persona me precedentë penalë ka pafund. Kështu tha sot Saimir Tahiri teksa u shpreh se kjo është Shqipëria për fat të keq.
“Nuk ka dijeni nëse ka ministra të tjerë të fotografuar me Habilajt. Sot ka të paktën 30 deputetë nga opozita që kanë dalë me kriminelë në makinën e tyre personale” – tha Saimir Tahiri teksa theksoi se për këtë ka garanci.
“Unë di shumë më shumë sesa kam mundësi të flas. Shqipëria nuk ka një histori bandash, por janë disa banditë rruge të toleruar nga policia dhe mbi të gjitha nga Prokuroria” – tha ai. /b.d