Policia e Shtetit po zhvillon një tjetër operacion anti-drogë në fshatrat e Vlorës, pas atij të një nate më parë kur u sekuestruan disa tonelata drogë të grupit të Habilajve. Operacioni po zhvillohet në fshatrat Velçë dhe Drashovicë.
Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se është arrestuar edhe një shtetas me inicialet N.S. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se në këto fshatra ndodhen bazat e Habilajve. Dyshohet se grupi ka ende sasi të mëdha droge të fshehura.
Aktualsiht po ushtrohen kontrolle në ambjente të ndryshme. Ndërkohë dyshohet se në zonë mund të fshihet personi që në përgjime përmendej me nofkën ‘Lolo’ i cili është vëllai i vogël Florian Habilaj. /a.m