Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e ish-minsitrit, aktualisht deputet. Ai deklaron se do kërkojë drejtësinë deri në fund.
“Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia”, shkruan Rama. Ai thotë me tej se kur kërkon drejtësi, nuk e bën si ata që veç janë tallur.
Statusi:
Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.
Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund.
/a.m.