Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjitshme drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit në mënyrë që të nisë hetimi ndaj ish-ministrit, ka reaguar edhe opozita. Deputetët e Partisë Dmeokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve, dhanë një deklaratë të shkurtër para ambjenteve të kryesisë së Kuvendit.
“I bëjmë thirrje Gramoz Ruçit të fillojë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar menjëherë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”, tha deputeti Eduard Halimi.
Sipas tij, çdo minutë që ikën i shërben Tahirit për prishjen e provave.
/a.m.