Klubi i futbollit të Vllaznisë ka shkarkuar trajnerin Armando Cungu për mungesë rezultatesh pozitive.
Lajmi është bërë vetë i ditur nga klubi shkodran, i cili nëpërmjet një njoftimi i ka uruar suksese të mëtejshme trajnerit në karrierën e tij.
“Klubi i futbollit “Vllaznia” përshëndet punën dhe kontributin e deritanishëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit, në të mirë të “Vllaznisë” dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Urojmë suksese trajnerit Cungu në detyrat e ardhshme,” shkruhet në njoftim.
a.ç