Autoritetet suedeze kanë njoftuar se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur jashtë hyrjes së një stacioni policie në Helsingborg të Suedisë. Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të plagosur dhe deri më tani askush nuk është arrestuar.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ndërtesës ku është vendosur stacioni policor.
Nuk dihen arsyet e shpërthimit në stacionin policor në Helsingborg.
Mësohet se ngjarja nuk po hetohet vetëm për pistën e terrorizmit sepse në zonë ndodhen disa banda të cilat luftojnë prej disa vitesh për territor.
Mirëpo, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi në qytetin e tretë më të madh në Suedi.
Zyrtarë policie e kanë quajtur ngjarjen si një sulm kundër shoqërisë
a.ç