Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Parkun Kombëtar të Thethit, ku një punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura, ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjësi është Pëllumb Guri, i cili është rrëzuar teksa montonte disa kamera sigurie .
Report TV ka mësuar se punonjësi Guri, ka thyer këmbën dhe po transportohet me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Forcat RENEA kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga humnera në Parkun Kombëtar të Thethit.
a.ç