Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajonin e Ballkanit për vitet 2017-të dhe 2018-të. Në raportin ekonomik të tremujorit të tretë për vendet kandidate në Bashkimin Europian, Komisioni Europian vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% gjatë këtij viti dhe 3.9 në 2018-ën. Pavarësisht pritshmërive pozitive, KE ka një vlerësim më të ulët se shifra 5% që parashikon qeveria shqiptare.
Komisioni Europian shprehet se qeveria Rama morri një mandat të plotë për katër vjeçarin e ardhshëm, ndërsa ka ndërmarrë nisma në shkurtimin e numrit të ministrive dhe rritje të shërbimeve të administratës publike.
Bazuar edhe në të dhënat e fondit monetar ndërkomëbëtar, KE thotë se kjo periudhë tranzicioni mes institucioneve mund të ngadalësojë reformat ekonomike. Një tjetër faktor për ndaljen e reformave komisioni bën edhe periudhën zgjedhore.
Tre faktorët kryesorë që vlerësohen nga institucioni i BE-së se do të kontribuojnë në rritjen ekonomike janë shtimi i kërkesës së brendshme , investimeve të huaja dhe performancës së turizmit. Rritja e pagave solli rritje të konsumit – thotë KE, por shpenzimet për investimet publike nuk janë realizuar në nivelin që pritej.
a.ç