Nje shqiptar dhe nje rumun kane rene ne pranga te policise me akuzen e vjedhjes.
Dy grabitës qe njiheshin si vjedhes profesioniste te parkingjeve te makinave, sot jane tradhetuar ne fakt nga te qarat e nje femije. Bëhet fjalë për një rumun 21-vjeç dhe për një shqiptar 25-vjeç. Të dy bashkë ishin kthyer në makth për qytetarët.
Por sot këta të dy hajdutët kanë rënë në pranga të policisë falë të qarave të një fëmijë. Efektivët me të dëgjuar të qarat e fëmijës janë ndalur dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Në atë moment shqiptari dhe rumuni janë kapur mat nga efektivët, pasi po grabisnin banesën./a.m.