Gerard Butler është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar një aksident rrugor me motoçikletë.
Mësohet se aktori ka hyrë në rrugën kryesore duke i prerë rrugën një makine, e cila e ka aksidentuar.
Policia dhe ekipet mjekësore janë thirrur nga një i pranishëm në vendin e aksidentit të 47-vjeçarit.
Lëndimet e Gerard thuhet se nuk janë serioze, por ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
“Fatmirësisht për të nuk ka kocka të thyera, vetëm mavijosje”, ka thënë një burim për TMZ. /b.d