BDI-ja shpall fitore absolute në Kërçovë dhe në Pllasnicë, derisa në 12 komuna të tjera kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh me kandidatët e BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët.
“Konfirmojmë fitoren bindëse të BDI-së. Kjo dëshmon se BDI-ja ishte dhe do të jetë partia më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë.
BDI-ja është pafundësisht mirënjohëse për votën të cilën ju ia dhatë BDI-së dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë. BDI-ja shënon fitoren e 11 radhazi.
Fitorja ju takon juve. Me fitoren e BDI-së fitojnë të gjithë qytetarët”, tha Fatmir Besimi, BDI. (b.an)