Një avokat, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, është dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 4 muaj shërbim prove, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Bëhet fjalë për avokatin H.K., i cili u arrestua nga Policia më datë 22 janar të këtij viti. Vetë avokati ka pranuar akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ka shfaqur pendesë për veprën penale.
Ai, gjithashtu, ka thënë se drogën e sekuestruar e kishte për përdorim vetjak dhe se nuk ishte shpërndarës. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, Gjykata vendosi ta dënojë vetëm me shërbim prove, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë 3 vjetëve.
NGJARJA
Gjithçka ka ndodhur më datë 22 janar të këtij viti. Avokati H.K. ishte duke lëvizur në zonën e quajtur “Lura” në Laknas të Tiranës. Një patrullë policie vuri re diçka të dyshimtë dhe iu vu pas avokatit. Ky i fundit, pasi pikasi Policinë, tentoi që ta hedhë lëndën narkotike, mirëpo pa sukses. Pasi u arrestua në flagrancë, Policia peshoi pakon me kanabis, e cila rezultoi me një peshë prej 7.5 gramësh. Pas kësaj, ka nisur menjëherë procedimi penal ndaj avokatit, i cili doli edhe para Gjykatës. Duke qenë se avokati H.K. ka thënë në organet e hetimit se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, është kryer edhe një ekspertim toksikologjiko-ligjor për të provuar pretendimin. Nga mostrat e urinës së të dënuarit, janë zbuluar produkte të metabolizmit të kanabinoideve, çka provon pretendimin e avokatit, se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shpërndarje.
ARGUMENTIMI I GJYKATËS
“Konkretisht, për sa i përket objektit të veprës penale, veprimet e kundërligjshme, të kryera nga i pandehuri, kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Ligjin Nr.7975, datë 26/07/ 1995 “Për barnat narkotike dhe psikotrope”, për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht jetën dhe shëndetin e personit, regjimin juridik për shitjen, dhënien, marrjen dhe mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, të mbrojtura me legjislacionin tonë penal nga veprimet apo mosveprimet kriminale. Nga ana objektive, kjo vepër penale është konsumuar nga i pandehuri, e veprimet e kundërligjshme janë manifestuar në formën e mbajtjes së lëndëve narkotike
Bëhet fjalë për avokatin H.K., i cili u arrestua nga Policia më datë 22 janar të këtij viti. Vetë avokati ka pranuar akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ka shfaqur pendesë për veprën penale. Ai, gjithashtu, ka thënë se drogën e sekuestruar e kishte për përdorim vetjak dhe se nuk ishte shpërndarës. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, Gjykata vendosi ta dënojë vetëm me shërbim prove, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë 3 vjetëve.
NGJARJA
Gjithçka ka ndodhur më datë 22 janar të këtij viti. Avokati H.K. ishte duke lëvizur në zonën e quajtur “Lura” në Laknas të Tiranës. Një patrullë policie vuri re diçka të dyshimtë dhe iu vu pas avokatit. Ky i fundit, pasi pikasi Policinë, tentoi që ta hedhë lëndën narkotike, mirëpo pa sukses. Pasi u arrestua në flagrancë, Policia peshoi pakon me kanabis, e cila rezultoi me një peshë prej 7.5 gramësh. Pas kësaj, ka nisur menjëherë procedimi penal ndaj avokatit, i cili doli edhe para Gjykatës. Duke qenë se avokati H.K. ka thënë në organet e hetimit se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, është kryer edhe një ekspertim toksikologjiko-ligjor për të provuar pretendimin. Nga mostrat e urinës së të dënuarit, janë zbuluar produkte të metabolizmit të kanabinoideve, çka provon pretendimin e avokatit, se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shpërndarje.
ARGUMENTIMI I GJYKATËS
“Konkretisht, për sa i përket objektit të veprës penale, veprimet e kundërligjshme, të kryera nga i pandehuri, kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Ligjin Nr.7975, datë 26/07/ 1995 “Për barnat narkotike dhe psikotrope”, për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht jetën dhe shëndetin e personit, regjimin juridik për shitjen, dhënien, marrjen dhe mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, të mbrojtura me legjislacionin tonë penal nga veprimet apo mosveprimet kriminale. Nga ana objektive, kjo vepër penale është konsumuar nga i pandehuri, e veprimet e kundërligjshme janë manifestuar në formën e mbajtjes së lëndëve narkotike./Panorama/b.d