Gjashtëmbëdhjetë familje, banesat e të cilëve ishin në gjendje të rënduar përfituan nga projekti i rikonstruksionit të shtëpive të komunitetit egjiptian në Librazhd. Punimet i inspektoi deputeti i PS, Taulan Balla, bashkë me kryetarin e bashkisë Kastrit Gurra. Sipas Ballës projekti do të vazhdojë edhe në vazhdim.
“Sot janë në proces rikonstruksioni 16 shtëpi. Unë jam shumë i sigurtë që siç po afrojnë festat e fundvitit, të gjitha këto familje të komunitetit shumë të respektuar egjiptian të Librazhdit do të kenë mundësi që festën e Vitit të Ri ta bëjnë në kushte normale”, tha Balla
Për kryetarin e bashkisë, kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra, e gjithë puna që është bërë në Librazhd këto dy vite nuk do të kishte asnjë vlerë pa këtë projekt që i vjen në ndihmë një shtrese që vërtet ka nevojë.
“Ky është një projekt që bëhet për herë të parë në Bashkinë Librazhd dhe më vjen shumë mirë që përfitues janë komuniteti egjiptian. Ky program është i shpërndarë në të gjithë territorin e Bashkisë Librazhd. Faza e parë përfshin 16 familje, por ne ndërkohë kemi bërë gati edhe familjet e tjera që kanë nevojë. Do ishte e pamundur që ky proces të ndodhte nëse nuk do të kishte përfunduar procesi i legalizimit, tha Gurra
Vetë banorët kanë shprehur mirënjohjen për këtë investim duke treguar gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin dhe pamundësinë për t’i riparuar vetë shtëpitë e tyre.
a.ç