Kryeministri Edi Rama urimin e mëngjesit të kësaj të diele e ka bërë përmes postimit të një video ku prezanton të përzgjedhurën e parë në zyrën e bashkëqeverisjes me qytetarët.
Bëhet fjalë për Adela Aliaj, një shqiptare që ka jetuar prej 18 vitesh në Amerikë e që tashmë ka vendosur të ndajë eksperiencën e marrë atje me shqiptarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit.
“Unë jam Adela Aliaj një nga aplikantet që iu përgjigj thirrjes së kryeministrit për të qenë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes. Më intrigoi si ide, ndaj edhe aplikova. Unë vij me një eksperiencë nga Amerika, vend në të cilin kam jetuar për rreth 18 vite. Me eksperiencën time mendoja se do të isha vlerë e shtuar për zyrën e bashkëqeverisjes dhe kështu vendosa të aplikoja për këtë vend pune dhe nuk e dija nëse do të përzgjidhesha për të qenë pjesë e procesit. U thirra për intervistën e parë, ndërveprimi me komisionin e vlerësimit shkoi shumë mirë, megjithatë isha pak skeptike nëse do të isha unë një nga të përzgjedhurat për intervistën e dytë. Sot jam shumë e lumtur që jam konfirmuar si një nga koordinatoret e zyrës. Jam krenare që do të jem pjesë e bashkëqeverisjes me njerëzit”,- thotë ajo.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me shprehjen e kënaqësisë së Adela Aliaj për përfshirjen në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes me Njerëzit në kryeministri, falë një gare të hapur me shumë konkurentë të mirë, ju uroj një të dielë të qetë 🌹”,- uroi sot Rama.
a.ç