Paqja është një domosdoshmëri për zhvillimin dhe një Ballkan i paqëndrueshëm dhe një rajon teknologjikisht dhe ekonomikisht i pazhvilluar, i ndikuar nga stereotipe të ndryshme, nuk mund të jetë një zgjidhje, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë Forumit të Sigurisë, në Beograd.
Ai u shpreh më pak optimist lidhur me këtë çështje se vitin e kaluar.“Por, nuk ka asnjë dyshim që Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen rajonale”, tha Vuçiq, transmeton ATSH.
“Unë nuk kam turp ta pranoj që ne jemi pjesë e këtij problemi. Shpesh, ne nuk kemi reaguar në mënyrën e duhur, duke i nënvlerësuar vështirësitë, duke reaguar më shumë nga sa duhet, por në të njëjtën kohë, ne kemi probleme që e kanë zanafillën nga Evropa dhe bota”, tha ai.
“Ne kemi arritur të bëjmë diçka në drejtim të stabilitetit, sidomos kur marrëdhëniet Beograd-Prishtinë ishin shqetësuese, ne nuk patëm të vdekur, por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. (b.an)