Lacio ka mundur Juventusin me rezultatin 1-2 në supersidën e javës së 8-t të Serisë A. Thomas Strakosha ishte padyshim heroi i mbrëmjes i cili përsëriti mrekullin e Etrit Berishës një javë më parë, duke i pritur penalltinë Paolo Dibalës në minutën e 97-t.
Juventinët kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-t duke e mbyllur pjesën e parë në epërsinë e një goli. Me fillimin e të dytës, Lacio ka përmbysur gjithçka në harkun e 7 minutave falë dopietës së “përbindëshit” Imobile.
/Panorama