Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili kishte në posedim 2800 euro të falsifikuara.
Arrestimi është bërë këtë të shtunë dhe fatmirësisht i riu Reshat Zekthi është kapur në flagrancë, ende pa i futur në qarkullim paratë e falsifikuara.
Arrestimi i tij është bërë në një karburant të qytetit, teksa 36 vjeçari po furnizonte me karburant makinën e tij të tipit Toyota.
Gjithashtu policia ka nisur procedim penal dhe për dy shtetas të tjerë, të cilët ishin përfshirë në ktë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i falsifikimit të monedhave
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe proçedohen penalisht dy të tjerë
Policia e Elbasanit, gjatë kontrollit të automjetit i gjen dhe i sekuestron 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë.Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal./a.m.