Në kulmin e debateve mes SHBA-së dhe Iranit, sa i takon zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka reaguar edhe kreu i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare Yukiya Amano. Përmes një deklarate për emdiat, ai thotë se Irani po monitorohet prej Janarit të vitit 2016 sipas Planit të Përbashkët të Përbashkët të Veprimit siç kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe i autorizuar nga Bordi i Guvernatorëve të IAEA (Agjencia Atomike).
“Siç kam raportuar në Bordin e Guvernatorëve, angazhimet e lidhura me çështjen bërthamore nga Irani janë duke u zbatuar. Aktivitetet e verifikimit dhe monitorimit të IAEA-së adresojnë të gjitha elementet e lidhura me planin bërthamor. Ato janë ndërmarrë në mënyrë të paanshme dhe objektive dhe në përputhje me modalitetet e përcaktuara dhe praktikat standarde të mbrojtjes”, dekalroi Amano.
Po ashtu, ai thotë se Agjencia ka pasur akses të gjerë për verifikimet në terren.
“ Deri më tani, IAEA ka pasur akses në të gjitha lokacionet që nevojiten për të vizituar”, deklaron Amano i cili shton se Irani ëhstë vendi me regjimin më të fortë të kontrollit sa i takon planeve nukleare./javaNeës/a.m.