Eshte ekstraduar nga Zvicra nje 44-vjecar, i denuar me 20 vjet burg per vrasje. Policia ben me dije se ekstratuar nga Zvicra shtetasin Arben Mlloja, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.
Po sot, policia ka ndlauar shtetasin në kërkim E.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau Dejës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 435, datë.01.01.2009, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin zyrtar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
ma.me