Opozita ka kundërshtuar zyrtarisht futjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Kryetari i PD, Lulzim Basha renditi pasojat që sipas tij sjell për biznesin dhe konsumatorët iniciativa e qeverisë. Kreu demokrat theksoi se implementimi i TVSH-së nuk sjell rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, ndërsa nga ana tjetër do vështirësojë jetesën e 30% të shqiptarëve të cilët nuk do jenë në gjendje të përballojnë rritjen e çmimeve. “Futja e bniznesit të vogël në TVSH, e para do rriten çmimet, do rriten 5 apo 15%, por nga janari është e sigurt se çmimet do rriten. Në një kohë kur 30% e shqiptarëve nuk paguajnë çmimet bazë. Apeli i opozitës është të mos futet biznesi i vogël në llogaritjen e TVSH. Efekti i dytë është ndalja e investimeve, nis një cikël krize për biznesin e vogël. Efekti i tretë rritet fatura për biznesin. Do t’iu duhet minimalisht 150 mijë lekë kosto shtesë për kontablitet. Nga kjo shteti nuk do përfitojë asgjë, pasi duhet të rrisë administratën tatimore, të shtojë punonjësit e gjitha kjo për të vjelur më pak se 2% TVSH-në, pasi mbi 90% vjen nga biznesi i madh, 8% nga i mesëm dhe 2% nga biznesi i vogël. Pra, nuk ia vlen barra qiranë as për arkën e shtetit”, u shpreh Basha.
Kryetarini PD theksoi se opozita ka zgjidhjen e saj dhe ka propozuar rritjen e kufirit për biznesin e vogël në 12 milionë lekë. Ai tha se do nisë një tur takimesh me qytetarët dhe përfaqësues të biznesit të vogël duke nisur nga dita e nesërme. “Zgjidhjen e kemi formuluar para fushatës së qershorit. Zgjidhja është rritja e kufirit të bzinesit të vogël në 12 mln lekë të reja xhiro, e cila do mundësojë që askush nga biznesi i vogël të mos ketë motivim, të mos përdorë kuponin tatimor. Me rritjen e xhiros deri në 12 mln lekë çdo biznes i vogël nuk ka asnjë arsye të mos përdorë kasën.
Ne do të nisim një tur takimesh që nesër me biznesin e vogël, me qytetarët, për t’i pyetur për qëndrimet e tyre. Ne e konsiderojmë shkatërrimtare për ekonominë këtë iniciativë”.
Basha: Rama koka e krimit
Basha, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin, me ndihmën e të cilit erdhi në pushtet dhe tashmë po e shpërblen, ka ftuar ndërkombëtarët të flasin me emra. Sipas Bashes, ligji i dekriminalizimit nuk mjafton. “Duhen institucione, pasi krimi i organizuar është ngritur në një nivel më të lartë, në sistem mafioz. Sistem mafioz do të thotë të kesh njeriun tënd në Tiranë, “të madhin”, që të jep mbështetje.”- tha Basha gjate bashkebisedimit me gazetaret.
Sipas tij, Rama ka kërkuar ndihmën e krimit që në zgjedhjet e 2013 dhe kanë shkëmbyer favore, pasi morën zgjedhjet, ata i dhanë pushtet, tendera, emërime, liri trafikimit të drogës, strehë sa herë që policitë evropiane i kërkojnë për vepra penale.
“Hapi i parë që nga krimi i organizuar kemi të bëjmë me një sistem mafioz, pasi mafia ka mbështetje politike, duhet të kesh të madhin në Tiranë sa herë që të kesh mbështetje, dhe sistemi që kemi sot është mafioz. Duhet të goditen drejtuesit politikë, kupola e krimit, janë miratuar nja 10 strategji nga Rama, asnjë prej tyre nuk është zbatuar. Duhet goditje për jetë a vdekje ndaj kupolës kriminale që fillon me kupolën politike. Për këtë ndërkombëtarët të flasin me emra për klanet, kush janë familjet mafioze, të denoncojnë jo vetëm familjet, por edhe politikanët që përfitojnë prej tyre. Strumullari është Rama që i ka përdorur dhe i ka shfrytëzuar ato, ne kemi folur me fakte konkrete, me fakte që burojnë nga denoncimet e qytetarëve dhe sipas rastit nga bashkëpunimi me partnerët tanë”- tha Basha.
Sipas tij, qyetarët duhet të ndërgjegjësohen që këto klane janë hicasgjë nëse nuk kanë mbështetjen e të mëdhenjeve të politikës
ma.me