Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar se i pëlqen të luajë kundër Liverpoolit në Anfield.Unitedi të shtunën do të përballet me “Të kuqtë” në atë që konsiderohet përballja e parë me një rival direkt për titullin e Premier Ligës, me mysafirët që synojnë të vazhdojnë serinë si të pamposhtur në ligë.
Mourinho në konferencën për media ka thënë se lojtarët e tij do të përfitojnë nga përballja me rivalin sesa të frikësohen nga atmosfera e zjarrtë në Anfield.“Kur njerëzit flasin për atmosferën duket se neve nuk na pëlqen.
Është ajo që dua. Jam i befasuar se si flisni negativisht për këtë gjë. Jam edhe më i brengosur kur ish-lojtarët flasin për atmosferën sikur të ishte diçka brengosëse për ne”, ka thënë Mourinho.
“Kur Barça luajti me Las Palmas me stadium të zbrazët, a ishin të lumtur me këtë? A do luante Las Palmas sikur Nou Camp të ishte i mbushur? Kur luajmë në shtëpi, ankohemi se nuk ka entuziazëm. E dimë se fansat anojnë shumë. Kjo është ajo që duam. Jam i lumtur që luajë në atmosferë të tillë. E bukur të luash në Anfield”, përgatiti Koha. (b.an)