“Provoni të bëni një fjalim pa fjalët krim, drogë, mafie dhe Elvis Rroshi. Nuk e bëni dot. Maksimumi do flisni 3 minuta”. Kështu iu drejtua Edi Rama opozitës ndërsa u ndal të akuzat e PD në lidhje me foton e shtetasit Durim Keçi.
Sipas Ramës, i njëjti person ka dalë në fotografi edhe gjatë protestës në çadër të opozitës.
“Sapo ma dërguan foton. Për këto merruni me fotografin e Enver Hoxhës, se e ka mësuar Sulo Gradeci” – tha Rama duke iu referuar Sali Berishës.
Kryeministri ironizoi edhe LSI-në teksa iu drejtua PD-së më fjalët: “Mirë ju, por na prishët dhe shokët”. Kjo ka sjellë një reagim të Monika Kryemadhit nga vendi, ndërsa Lulzim Basha është çuar duke iu drejtuar foltores ku po fliste Rama.
Ka qenë ndërhyrja e Gardës që ka sprapsur Bashën, ndërsa Rama ka vijuar fjalën duke thënë se qeveria nuk mund të luftojë më fotografitë.
Rama: Pse çohesh, mos u ço, nuk kam mbaruar unë…
Basha afrohet te foltorja, ndërkohë që garda rrethon Ramën
Rama- Gardës: Ikni çuna, uluni çuna
Rama-Berishes: Malli është ndjenjë njerëzore Sali, Sali, e kapi papritur një mall dhe me erdhi përballë dhe u emocionova, por unë nuk e lija ta merrte fjalën para teje, para teje unë atij nuk ia lija fjalën. Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP po të mos merrje fjalën ti. ia dhe fjalen? fjalen e ke.
Rama-Ruçit: Gramoz, vetem Saliu ka ngelur nga PD ketu. Po fole ti Sali une ika. Po fole ti une pushoj!
/b.d