Kryetari i PD Lulzim Basha, në reagim ndaj fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend ka nënvizuar se fjala e kreut të qeverisë është një “dërdëllitje pa fund për të fshehur “lepurin në bark”. Basha ka sulmuar edhe deputetët e PS duke i cilësuar ata “kukulla pa integritet dhe personalitet që ju ka sjellë krimi në Kuvend”.
“Rama sulmon opozitënm e nuk thotë një fjalë për krimin se është njësh me të. Rama solli kriminelët në Kuvend. E shndërruat PS në një bandë kriminale. Degë të tëra të PS në rrethe i sundojnë kriminelët. Ti se lufton krimin e organizuar se ti je krimi i organizuar. Je pa shkollë, siç thotë dhe Petrit Vasili”, deklaroi Basha.
Sipas tij, Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol.
“Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës. Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët. Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE. Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat. Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë”, theksoi Basha.
ma.me