Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet ditën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar ish-deputetin dhe ish-ministrin Dritan Priftin.
Prifti u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë ish-ministër I energjisë në vitin 2009 deri në vitin 2010.
Ndërsa, vitet e fundi ai ishte larguar nga politika pas sëmundjes së rëndë të tij.
Sot do të jepet lamtumira e fundit për ish-ministrin e Energjitikës, ndërsa familja Prifti ka njoftuar se homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 10 deri në 12 në ambientet e Muzeut Historik .
Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës. /b.d