Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të PD, Flamur Noka.
Deputeti Noka u përjashtua nga seanca e sotme, pasi bllokoi foltoren duke mos lejuar deputetin Shezai Rrokaj fliste.
Noka kërkoi fjalën për procedurë, për të shprehur shqetësimin se kryeministri Edi Rama fyeu deputetin Berisha.
Ndërkohë PD-LSI -PR u bënë bashkë për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.
a.ç