Sali Berisha ka denoncuar mëngjesin e sotëm një ngjarje të raportuar nga i ashtëquajturi prej tij “qytetari dixhital”. Referuar statusit të shpërndarë, ish-kryeministri shprehej se një grup miqsh të deputetit socialist Taulant Balla kishin rrahur dhe kërcenuar biznesmenin Gëzim Balla. Ndërkohë ky i fundit ka reaguar i indinjuar fill pas këtij lajmi duke përgënjeshtruar ish-kryeministrin.
“Kjo është një shpifje e ulët . Nuk kam marë asnjë kërcënim dhe jam i sigurtë që dikush e ka dërguar për talljen e radhës në facebook-un e Sali Berishës”, është shprehur biznesmeni.
Denoncimi i plotë i Berishës
Ja sesi banditet e pushtetit fitojne tenderat me qyte te revoles!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
“Doktor te pershendes! Parmbreme miqte e Taulant Balles, Leonard Llapushi nga Prrenjasi i dale nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Ternava nga Bulqiza edhe ky i dale nga burgu para ca vitesh i denuar per vrasje, kercenojne dhe godasin duke gjakosur me qyte pistolete biznesmenin Gezim Balla, per ti marre ketij te fundit tenderin per shfrytezimin e mineralit ne zonen e Katjelit, tashme te fituar nga ky.”
ma.me