Kina ka paralajmëruar Donald Trump se kërcënimet e tij ndaj Koresë së Veriut mund të “shkaktojnë zjarr të madh” dhe të çojnë në një “luftë katastrofike”.Trump vazhdoi tensionet e mëtejshme me Gadishullin Korean duke urdhëruar fluturimin e një skuadre aeroplanësh ushtarakë mbi Korenë Veriore, natën e së martës.
Gjashtë aeroplanë, morën pjesë në demostrimin e fuqishëm.Veprimi provokues erdhi pasi Trump sugjeroi se veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut mund të jetë alternativa e vetme.Presidenti amerikan njoftohet se ka ftuar gjeneralët e tij të lartë të luftës në Shtëpinë e Bardhë mes frikës se Koreja e Veriut mund të provojë me një raketë tjetër.Ndërsa kriza thellohet, gazeta kineze the People’s Daily i ka bërë thirrje të dy kombeve që të “qetësohen”.
“Lufta në gadishullin Korean do të ishte katastrofike, dhe dialogu mbetet opsioni më i mirë”, paralajmëroi Kina.”Kërcënimet e tij duket se janë pjesë e një strategjie më të madhe, koherente apo jo, për të futur frikë në Pyongyang, në mënyrë që të pajtohet me kërkesat e SHBA.-së për të braktisur të gjitha armët bërthamore dhe programet ekzistuese bërthamore”.Gazeta tha se kërcënimet e Trump “mund të dëmtojnë shumë”.
Artikulli u botua në të njëjtën ditë kur ministria e jashtme kineze kërkoi qetësi në Gadishullin Korean.”Situata aktuale në Gadishullin Korean mbetet shumë komplekse dhe e rëndë,” tha Hua Chunying, zëdhënës për ministrinë e jashtme.
“Ne shpresojmë që partitë e ndryshme mund të vëzhgojnë dhe të zbatojnë në mënyrë rigoroze rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të përmbahen nga nxitja e njëra-tjetrës.”Global Times i Kinës gjithashtu paralajmëroi Trump kundër bërjes së një “gjykimi fatal të gabuar ” në një “atmosferë ekstreme”, përgatiti Express. (b.an)