Policia italiane ka vënë në pranga një 43-vjeçar dhe mikun e tij një 37-vjeçar, pasi kanë abuzuar seksualisht me tre vajza të mitura. Mediat italiane shkruajnë se policia e ka patur shumë të vështirë të hetopjë këta persona pasi konsideroheshin si persona të afërt me familjen e vajzave.
Nga të dhënat e para mësohet se vajza më e madhe e familjes ka denoncuar abuzuesit në polici, ndërsa ajo ka motivuar dhe motrat e saj për të folur në polici lidhur me rastin e abuzimeve që bëntë shqiptari dhe miku i tij italian. Mediat raportojnë se dy abuzuesit, përfitonin nga rasti kur fëmijët ishin të pashoqëruar, ndërsa ngacmimet e tyre ishin të një natyrë perverse dhe me deklarata dashurie.