Rasti që paraqitet tregon ndërtimet pa leje edhe në vende ku përbëjnë rrezik për jetën e tyre, siç është edhe bregu i lumit Tirana.
Ndonëse e gjithë kjo zonë, thuajse çdo vit është prekur nga përmbytjet, qytetarët nuk kanë nguruar të ndërtojnë në buzë të lumit.
Fotot janë publikuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe janë marrë nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, në kuadër të projektit për rehabilitimin e bregut të lumit Tirana.
“Tani një pyetje kam unë – i vajte ti lumit me shtëpi në breg apo të erdhi ty lumi? Mos ndërto pa leje në lume, s’ta ka kush borxh” shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.