Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së martës. Persona të armatosur dhe me maska, kanë dhunuar rëndë disa punonjës të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë.
Raportohet se 6 persona kanë pësuar dëmtime ndëkrohë 2 prej tyre janë transportuar në spital në gjendje më të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Agresorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa mendohet se janë banorë të zonës.
Këta të fundit kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it janë kundër ndryshimit rrjedhës së lumit në Mat, çka sipas tyre do kishte pasoja të rënda të ekosistemit./a.m.