Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Izraelit dhe Spanjës ka mundur të përfundojë me një tragjedi.
E përditshmja izraelite Ynet raporton se gjashtë persona mbrëmë janë arrestuar pas takimit, kurse njëri prej tyre i ishte afruar Iscos me një thikë, por sigurimi kishte arritur ta parandalonte, transmeton Koha.net.
Tifozët kishin hyrë në fushë pas përfundimit të ndeshjes, të cilën e fitoi Spanja me rezultat 0-1. (b.an)