Hakerat koreano-veriorë kanë arritur të depërtojnë në sistemet e sigurisë së Ministrisë së Mbrojtes së Koresë së Veriut dhe prej andej kanë marrë dosje të mëdha të klasifikuara si “top sekret”.
Ky është pretendimi i ligjvënësit koreano-jugor, Rhee Cheol-hee. Duke folur nga Seuli ai thotë se bëhet fjalë për mbi 235 GB materiale të marra nga sistemet e Qendrës së Integruar të të Dhënave, një zyrë e përbashkët mes Seulit dhe Uashingtonit.
Mes dokumentacionit të vjedhur, thotë Rhee Cheol-hee ka detaje mbi avionët luftarakë amerikanë dhe koreano-jugorë, një plan për eleminimin e Kim Jong-un, projekte për modele të reja armatimesh, si dhe plane-veprime të detajuara në rast të shpërthimit të një luftë ballore mes dy vendeve.
Vjedhja besohet se ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar dhe vetëm në maj të këtij viti, autoritetet e Seulit pranuan se një sasi e madhe të dhënas sekrete ishin vjedhur dhe se kjo besohej vepër e Penianit, por pa dhënë detaje për llojin e materialeve.
Vetë Koreja e Veriut ka mohuar pretendimet dhe i quan ato të fabrikuara nga Seuli dhe Uashingtoni, megjithatë ky mohim nuk bind, pasi besohet se Peniani ka trajnuar hakera të specializuar të vendosur jashtë kufijve shtetërorë, sidomos në Kinë./TCH
a.ç