Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të Bashës, se ishte në sintoni të plotë me Shullazin për thirrjen e Berishës si dëshmitar në gjyq.
Tahiri shkruan se ndjehet i keqardhur për lojen e Prokurorisë, që sipas tij po bën politikë, ndërsa sulmet politike të Bashës i quan si nder që lideri i PD i bën krimit.
“Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.
Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit.
Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi”, shkruan Tahiri.
a.ç