Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e një personi para një viti.
Mësohet se është arrestuar Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër, pasi një ditë më parë Prokuroria e Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi ai është autor i vrasjes së Sh.D.
57-vjeçai u gjet i vdekur nga një bari para një viti, ndërsa pas arrestimit të arrestuarit i është gjetur telefoni i viktimës.
Policia e Fierit bën me dije se vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. /b.d