Bashkimi Europian do të ndajë 3.3 miliardë euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës si dhe do shtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Përsa na përket ne, ne jemi tërësisht të bindur që kjo gjë do të ketë një potencial të madh në rritjen ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo nënkupton hapje të vendeve të punës dhe rritje të begatisë. Është po ashtu ky një element shumë i rëndësishem i të përafruarit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Është një element thelbësor i të ardhmes europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim këtë, por komuniteti i biznesit është kryesori. Ju do të jeni ata që do të identifikoni barrierat. Ju jeni ata që mund të jepni mbështetje për t’i hequr këto pengesa”, tha Danielsson”, Danielsson.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se ky projekt do do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të bëhet pjesë me anë të rekomandimeve për ta bërë rajonin më tërheqës për investime.
“Ekonomia është shumë e rëndësishme dhe natyrisht kjo për të gjitha vendet e rajonit dhe ne po përpiqemi që të gjejmë mënyrat nga më të ndryshme dhe modalitete nga më të ndryshme që gjithë rajoni të jetë gjithnjë e më tërheqës për investime të ndryshme”, Vlahutin.
E pranishme në takim ishte edhe Milena Harito, koordinatore kombëtare për zonën e lirë ekonomike. Ky takim u zhvillua 3 muaj pas Samitit të Triestes, për zhvillimin e rajonit të Ballkanit, përmes 4 shtyllave kryesore: tregtisë, investimeve, lëvizshmërisë dhe agjendës dixhitale.
Drejtori i përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, viziton sot parkun arkeologjik të Apollonisë, së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi.
Grupi i ndërtesave të manastirit brenda këtij parku, si dhe monumente të tjera te tij u restauruan së fundmi falë fondeve të Bashkimit Evropian, në një investim për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në pah të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe historike evropiane.
a.ç