Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot rritjen me 50 për qind të pagave të komisioneve të Vettingut dhe ka bërë thirrje për nisjen e menjëhershme të procesit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një konferencë për shtyp nga kryeministria tha se qeveria ka miratuar rritjen me 50 për qind të pagës për të gjithë ata që do të punojnë në institucionet e Vettingut, pjesë thelbësore e Reformës në Drejtësi.
“Vënia në dispozicione godinave dhe infrastrukturës dhe miratimi i strukturës, si dhe me shtesën e pagës që iu bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vettiungut, institucionet e reja janë gati të nisin procesin që sot.”
Ajo tha se qeveria shqiptare është shumë e interesuar që procesi i Vettingut të nisë sa më parë.
“Tani mbetet të tregohet nga vetë organet e Vettingut vullneti dhe angazhimi për fillimin e këtij procesi.”
a.ç