Dihet mirë se, në Itali ka shumë lojtarë shqiptarë që janë aktivizuar dhe federuar në kampionate të ndryshme. Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga mediat italiane, të cilët sot kanë shkruar fjalë pozitive për Kombëtaren, lojtarët dhe tifozët kuqezi.
Të gjithë lojtarët shqiptarë kanë pasur dëshirë të gjejnë një mundësi të re në vendin fqinj, disa prej të cilëve ja kanë dalë. “Corriere dello Sport”, ka shkruar sot, se në Itali, shqiptarët nuk janë më të huaj, sepse në të gjitha kategoritë e futbollit italian janë mbi 12 mijë tifozë.
Në artikullin e publikuar nga media italiane, shkruhet: “Në Itali ka aq shumë shqiptarë, në të gjitha kategoritë, sa mund të mbushej afërsisht stadiumi “Loro Boriçi”.
Kujtojmë që, sot në orën 20:45, Shqipëria do presë në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi” Italinë, për të luajtur takimin e fundit në kuadër të eleminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.
a.ç