Një 55-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pas dhunës së ushtruar ndaj gruas së tij dhe kërcënimet ndaj djalit.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Gogofti, 55 vjeç, banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 130/a dhe 84 të Kodit Penal.
a.ç