Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka rënë dakord për politikat e emigracionit me partinë e saj simotër.Sipas raporteve të medias, zhvillimi në bisedimet me kristiandemokratët përbën një arritje të rëndësishme tani që kristiandemokratët e Merkel kërkojnë të krijojnë një koalicion qeverisës.
CSU ka kërkuar një kufi për numrin e emigranteve dhe ka fajësuar Merkel për rritjen e shënuar nga nacionalistet e AFD ne zgjedhje. Këta të fundit hynë në Parlament për të parën herë, me 12.6 për qind të votave.
Lideri i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka kërkuar që numri i emigrantëve në vend të kufizohet në 200 mijë në vit, pasi Merkel lejoi hyrjen e 1.3 milionë emigrantëve dhe refugjatëve kryesisht nga Lindja e Mesme që nga 2015.
Kancelarja kundërshtonte kufizime të tilla, por edhe kishte thënë se nuk donte përsëritjen e fluksit të madh të parë në kulmin e krizës së emigrantëve. Një marrëveshje mes CSU dhe CDU do të hapë rrugën që Merkel të nisë negociatat për koalicion me partitë e tjera, përgatiti Express.
Para zgjedhjeve Merkel qeveriste në koalicion të madh me socialdemokratët e SPD, por me mazhorancën e kufizuar në Parlament dhe refuzimin e SPD për të bashkëqeverisur sërish, ajo duhet të kthejë sytë në tjetër drejtim.Ajo synon të bëjë bashkë Demokratët e lirë, liberalë dhe pro-biznesit, me të gjelbrit, por një mision i tillë është i vështirë. (b.an)