Portieri legjendar i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon ka mbërritur sot në Shqipëri së bashku me ekipin e axurrëve një ditë para ndeshjes me kuqezinjtë.
I pyetur se çfarë i pëlqen më tepër nga vendi ynë, dhe gardiani i portës italiane surprizoi me përgjigjen.
“Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”, tha Buffon.
Duket se Buffon e njeh kundërshtarin në fushën e blertë jo vetëm përmes aftësive në sport, por edhe përmes librave, duke i bërë kështu edhe një vlerësim Shqipërisë.
a.ç