U çel sot kantieri i ndërtimit dhe rikonstruktimit të Qendrës Historike të qytetit të Vlorës. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe disa detaje nga ky projekt.
“Përfshin restaurimin e thellë të shtëpisë së Marigosë, xhamisë së tabakëve, sheshit të sahatit, përpara bashkisë do jetë një shesh që do i japë edhe rëndësinë e duhur godinës por edhe një frymëmarrje të re kësaj pjese të kësaj zone që është bashkia, shtëpia e qeverisë e cila ka mbetur vetëm skelet muresh të jashtme do ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, të gjitha do preken, klubi Labëria se pa të s’kemi ku shkojmë, që në fund të jemi të gatshëm të themi se ia rikthyem Vlorës atë që është zemra e këtij qytetit të transformuar ndër vite pa kriter e pa karar.
Pa shkaktuar më shumë xhelozi se nga sa janë munduar të shkaktojnë, ky projekt do të jetë më i bukuri për shkak të kompleksitetit të vet, se ka shumëdetaje historike brenda vbetes por edhe se ndërhyrjet e reja që do bëhen janë të një cilësie shumë të lartë dhe do jenë godina pioniere të një zhvillimi ndryshe për Vlorën që duam”.
Teksa ka pasur edhe një kritikë për financuesit e projektit për të cilët tha se mund të financonin edhe më shumë:
“Pavarësisht se janë shumë të matur në xhep, them se do vazhdojnë të rrisin financimet se fondacioni në tërësi është një histori suksesi”. /b.d