Tre gazetarë, përfshirë dy italianë dhe një shtetas nga Venezuela u arrestuan ndërsa po përgatisnin një reportazh në një burg në Venezuelë, denoncuan sot orgazita e gazetarëve dhe ajo e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Roberto Di Matteo et Filippo Rossi, me kombësi italiane sipas OJQ-së Foro Penal, dhe një venezuelian Jesus Medina u arrestuan të premten pasi kishin hyrë së bashku me grupin e xhirimit në burgun e Tocoron në Shtetin e Araguas (veri).
“Ata ndodheshin në burgun e Tocoron për një hetim gazetaresk ndërsa janë arrestuar”, sqaroi Sindikata Kombëtare e punonjësve të medias (SNTP).
Organizatat e gazetarëve nuk saktësuan se për cilën media punonin gazetarët italianë. Medina është fotoreporteri për web-in DolarToday, i njohur për tonet kritike ndaj qeverisë./b.d